Sport

Grupet e Shqipërisë dhe Kosovës, ndër më të dobëtit e eleminatoreve


Shorti i fushatës kualifikuese të kampionatit evropian 2024 u tregua bujar me përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës.

Duke marrë parasysh pozicionet mesatare në renditjen e FIFA-s, grupi E (Shqipërisë) në eleminatoret EURO 2024 është i dyti më i dobët nga të gjithë.

Polonia renditet në vend të 26-të, Republika Çeke në vend të 35-të, Shqipëria në vendin e 66-të, Ishujt Faroe në të 122-ën ndërsa Moldavia e 174.

Mesatarja e pozitave të ekipeve në renditjen e FIFA-s i jep grupi një pikavarazh renditjeje prej 84,6.

Grupi I (Kosovës) ka një përbërje pak më të fortë duke regjistruar një mesatare pozicionesh prej 83,2.

I vetmi grup që performon më keq në listën e institucionit kryesor të futbollit është grupi H: Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Kazakistani, Irlanda e Veriut, San Marino.

Kjo e fundit vlerësohet me një pozitë mesatare prej 85,3.

Grupi më i fortë sipas kësaj statistike është grupi i finalistëve të “Euro 2020”.

Në të renditet Italia, Anglia, Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Malta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore