Lajme

Gruaja që përpiloi listat e Shindlerit gjatë Holokaustit vdes në moshën 107 vjeçare


Mimi Reinhardt e fotografuar në vitin 2019 në shtëpinë e saj në qytetin izraelit. Herzliya

Gruaja që përpiloi listat e njerëzve për industrialistin gjerman, Oskar Shindler, i cili ndihmoi në shpëtimin e qindra hebrenjëve gjatë holokaustit, ka vdekur në moshën 107 vjeçare.

Mimi Reinhardt, e cila ishte e punësuar si sekretare e Shindlerit, ishte përgjegjëse për hartimin e listave të punëtorëve hebrenj nga getoja e qytetit polak të Krakovës, të cilët ishin rekrutuar për të punuar në fabrikën e tij, duke i shpëtuar ata nga dëbimi në kampet naziste të vdekjes.

“Gjyshja ime, kaq e dashur dhe kaq unike, u nda nga jeta në moshën 107-vjeçare. U prefsh në paqe”, shkroi mbesa e Reinhardt.

Reinhardt me origjinë austriake,  e cila ishte gjithashtu hebre, u rekrutua nga vetë Schindler dhe punoi për të deri në vitin 1945.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo u transferua në Nju Jork përpara se të vendoste të transferohej në Izrael në 2007 për t’u bashkuar me djalin e saj të vetëm, Sasha Weitman, i cili atëherë ishte profesor i sociologjisë në Universitetin e Tel Avivit.

Schindler, i cili vdiq në 1974, u emërua nga muzeu i Holokaustit Yad Vashem i Izraelit si anëtar i “Të drejtët midis kombeve”, një nder për johebrenjtë që u përpoqën të shpëtonin hebrenjtë nga shfarosja naziste.

Iniciativa e tij u rrëfye në romanin bestseller të vitit 1982, Arka e Shindlerit dhe adaptimin e filmit të vlerësuar me çmime nga Steven Spielberg, Lista e Shindlerit.

Reinhardt, e cila i kaloi vitet e saj të fundit në një shtëpi pleqsh në veri të Tel Avivit, kishte thënë se dikur ishte takuar me Spielberg, por e kishte të vështirë ta shikonte filmin.

Fotografi izraelit Gideon Markowicz, i cili u takua me Reinhardt si pjesë e një projekti kushtuar të mbijetuarve të Holokaustit, e përshkroi atë si një grua aktive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore