Kosova

Grabitja e armatosur në Suharekë: U lidhë njëri nga punëtorët e argjendarisë, shuma e dëmit rreth 250 mijë euro


Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka thënë për Albanain Post se njëri nga punëtorët e argjendarisë që u grabitë nga katër persona të mërkurën në Suharekë, ishte lidhur nga ana e të dyshuarve me rripa të plastikës.

“Dyshohet një punëtor që e kanë lidhë”, tha Shala, derisa ka treguar se vlera e dëmit nga plaçkitja e armatosur është rreth 250 mijë euro.

“Sipas pronarit të lokalit vlera e dëmit është diku rreth 250 mijë euro. Njësitet përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe po i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, shtoi ai.

Ndërsa siç shihet në video, tre nga të dyshuarit i mbushin çantat, ndërsa i katërti bën roje me kallashnikov.

Policia ka aktivizuar “unazën e çeliktë”, sistemin e vendosjes së pikave të shtuara të organeve të rendit në lokacione të ndryshme, për t’i lokalizuar katër të dyshuarit që plagosen një polic.

Për këtë rast ka reaguar kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka theksuar se organet e rendit po punojnë për ta zbardhur këtë rast.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit”, shkroi ai në Facebook.

I pari i Suharekës uroi që raste të tilla të mos përsëriten kurrë.

Grabitësit në arrati – aktivizohet “unaza e çeliktë” në Suharekë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore