Shqipëria

Grabiti këmbimin valutor në Unazën e Re, Policia identifikon autorin e vjedhjes


Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e grabitjes së një pike këmbimi valutor në Unazën e Re.

Ai quhet Artan Tafani dhe është shpallur në kërkim nga ana e autoriteteve.

Policia publikoi më herët pamjet filmike të ngjarjes ku shfaqet edhe grabitja e pikës së këmbimit valutor.

“Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Për qytetarët që do të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje, autoritetet vendosën një shpërblim prej 5 mijë eurosh.

Ngjarja është regjistruar më 24 qershor rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore