Lajme

Gjykata Supreme s’ia heq dënimin prej mbi 10 mijë eurosh Listës Serbe


Goran Rakiç.

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Me aktgjykimin AA.nr 81/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si te pabazuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Lista Serbe.

Sipas këtij vendimi listës serbe i është shqiptuar gjoba prej 10 mijë e 100 euro për shkak të shkeljeve.

“Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 10,100.00 €uro (dhjetëmijë e një qind), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të datës 14.11.0221”.

Po ashtu, më 5 nëntor, Gjykata Supreme e kishte refuzuar ankesën e Listës Serbe për gjobën që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia kishte shqiptuar për blerje votash.

Në Kllokot, Lista Serbe doli e para në raundin e parë me Vladan Bogdanoviçin që mori 41.01 për qind të votave.

Në balotazh Bogdanoviç ishte përballur me Strahinja Spasiq të SNS-së.

Lista Serbe në zgjedhjet e 14 nëntorit arriti të fitoj komunën e Kllokotit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore