Sport

Gjermania mund të jetë pa pesë lojtarë kryesorë përballë Armenisë


Kombëtarja e Gjermanisë do të udhëtojë të shtunën në Armeni, për ndeshjen e fundit të fazës së kualifikueseve për Kupën e Botës, Katar 2022. Ndeshja do të luhet këtë të diel nga ora 18:00.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka njoftuar se Julian Draxler-i, Leon Goretzka, Manuel Neuer-i, Marco Reus-i dhe Antonio Rudiger-i nuk do të udhëtojnë me kombëtaren në Armeni.

Përveç pesë lojtarëve të sipërpërmendur, janë edhe shtatë lojtarë të tjerë që do të mungojnë.

Niklas Sule rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit, ndërsa Joshua Kimmich, Karim Adeyemi, Serge Gnabry dhe Jamal Musiala u nënshtruan karantinimit të detyruar pasi kishin kontakte të ngushta me Sule-n.

Florian Wirtz-i dhe Nico Schlotterbeck-u mungojnë për shkak dëmtimi.

Por, të shtatë emrat e mësipërm janë konfirmuar më herët. Madje nuk kanë qenë pjesë e ndeshjes së fundit përballë Litenshtejnit, të fituar 9-0 nga “Panzerat” të enjten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore