Lajme

Gjendet një pjesë e bizhuterive të vjedhura gjatë “grabitjes së shekullit” në Dresden


Sipas policisë dhe prokurorëve, hetuesit gjermanë kanë rikuperuar një pjesë të konsiderueshme të plaçkës së vjedhur nga muzeu i bizhuterive “Green Vault” në Dresden tre vjet më parë në të ashtuquajturën “grabitje të shekullit”.

Lajmi u bë i ditur nga botimi gjerman “Tagesspiegel”.

Të shtunën në mbrëmje në Berlin, 31 pjesë individuale të vjedhura nga hajdutët në vitin 2019 u gjetën, thanë prokurorët dhe policia e Dresdenit.

Policia gjeti gjithashtu disa sende që dukej se ishin të paprekura, të tilla si një stoli kapeleje dhe një spil i Urdhrit polak të Shqiponjës së Bardhë në një grup diamanti me prerje brilante.

Objektet e zbuluara tashmë janë transferuar në Dresden nën mbrojtjen e njësive speciale të policisë.

Aktualisht, ato do t’i nënshtrohen një ekzaminimi arti dhe më vonë do të kontrollohen për vërtetësinë dhe plotësinë nga specialistë të Koleksioneve Shtetërore të Arteve të Dresdenit.

Rasti i vjedhjes është duke u hetuar në Gjykatën e Landit të Dresdenit.

Të dyshuarit, të moshës 23 deri në 28 vjeç, akuzohen për vjedhje të rëndë në grup dhe zjarrvënie të rëndë.

Autorët vijnë nga familja e njohur Remmo me origjinë arabe në Berlin, disa prej anëtarëve të së cilës ishin të lidhur me krime të rënda.

Në orët e para të 25 nëntorit të vitit 2019, dyshohet se ata vodhën 21 bizhuteri nga Green Vault, që përmbanin gjithsej 4 mijë e 300 diamante me vlerë totale mbi 113 milionë euro, dhe shkaktuan dëme pronësore në total mbi 1 milion euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore