Kosova

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë


Në orët e para të mëngjesit të së enjtes një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin e tyre 24-orësh, ku kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalur në vendin e ngjarjes.

“Prishtinë /21.12.2023 – 05:30. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Aty njoftohet se rasti është nën hetime.

Ndërsa, po ashtu të enjten një grua ka raportuar se një person Fushë Kosovë ka dalur nga shtëpia, dhe se i njëjti nuk është kthyer më.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet aty, derisa njoftohet se rasti është nën hetime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore