Kosova

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prizren, Policia nis hetimet


Një person është gjetur i vdekur në Prizren, të hënën, pasdite.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në banesën e tij është gjetur një person pa shenja jete në Prizren. Rastin e kanë raportuar familjarët në polici. Reagimet policore kanë qenë të menjëhershme. Ata kanë dalur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Lidhur me ngjarjen, zëdhënësi Gashi, tha se është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhrin e tij rasti është duke u hetuar.

“Në këtë rast janë përfshirë edhe brigada e zjarrfikësve është ndihmuar në hapje, për shkak se ka qenë dera e mbyllur dhe është dashur të intervenohet që të hapet dera përmes dritareve”, ka theksuar ai për AP.

Më tej, ka shtuar se trupi i pa jetë me urdhrin e prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore