Shqipëria

Gjendet i vdekur në makinën e tij një 63-vjeçar nga Lushnja


Policia e Beratit, ka bërë me dije se mbrëmjen e 22 dhjetorit është gjetur pa shenja jete brenda makinës së tij një 63-vjeçar në fshatin Qamicë, Dimal.

Në njoftimin e Policisë thuhej se shtetasi V. N., banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë, kishte humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.

63-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kishin bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa më 21 dhjetor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore