Lajme

Gjeloshaj: Qeveria e Malit të Zi është tërësisht euroatlantike dhe pro amerikane


Nik Gjeloshaj dhe Judy Rising Reinke

“Qeveria e Malit të Zi është plotësisht euroatlantike dhe pro-amerikane dhe do të veprojë në atë kapacitet për të mbetur një partner i besueshëm në NATO dhe një anëtar proaktiv i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE)”, ka thënë zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Këto komete, Gjeloshaj i ka bërë pas një takimi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, Judy Rising Reinke, pas krijimit të qeverisë së re malazeze, me kryeministër Milojko Spajiç.

Në këtë takim, siç ka njoftuar zyra e Gjeloshajt, është diskutuar për ngjarjet aktuale politike dhe sfidat që e presin Qeverinë e 44-të të Malit të Zi.

Miljoko Spajiç – lideri i Lëvizjes “Evropa Tani”, për t’u bërë kryeministër i Malit të Zi, pas fitores në zgjedhjet e 11 qershorit, nënshkroi marrëveshje me Demokratët, Partinë Popullore Socialiste, partitë shqiptare, si dhe me koalicionin “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” – të njohur për orientimin e tyre pro ruso-serb – madje njërit prej liderëve të këtij koalicioni, kryetarit të “Demokracisë së Re Serbe”, Andrija Mandiç, ia dha postin e Kryetarit të Kuvendit.

“Gjeloshaj theksoi se Qeveria e Malit të Zi është plotësisht euroatlantike dhe proamerikane dhe se do të veprojë plotësisht në atë kapacitet për të mbetur partner i besueshëm në NATO dhe anëtar proaktiv i ardhshëm i BE-së”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e zëvendëskryeministrit shqiptar në qeverinë malazeze.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, redaksi, Zyra Ovale dhe teksti
Foto: Qeveria e Malit te Zi

Tutje, ai theksuar rëndësinë e investimeve nga ShBA-së, dhe ka shtuar se do të bashkëpunojë ngushtë me ambasadën amerikane në Mal të Zi për rritjen e investimeve dhe pranisë së kompanive amerikane.

Nga ana tjetër, Reinke, siç citohet nga zyra e zëvendëskryeministrit, i uroi Gjeloshajt sukses në përmbushjen e obligimeve të Qeverisë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin e Malit të Zi në BE.

Harta politike në Mal të Zi me qeverinë e re – Si (nuk) do të ndryshojë raporti me Kosovën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore