Sport

Giuntoli zbulon qëndrimin e Juventus-it për Pogba-n


Gjatë konferencës së tij të parë për shtyp në Juventus, drejtori sportiv i bardhezinjve, Cristiano Giuntoli, sugjeroi që Paul Pogba do të qëndrojë në “Allianz Stadium”.

Giuntoli u takua të martën me gazetarët në Torino në konferencën e tij të parë për shtyp si drejtor i ri sportiv i Juventus-it.

Ai fillimisht foli për të ardhmen e Federico Chiesa-s dhe Dushan Vlahovic-it dhe interesin e raportuar për Romelu Lukaku-n.

“Jam futur në një sistem me drejtorë të mëdhenj, të cilët tashmë po ndryshonin rrugën e Juventus-it përpara se të mbërrija unë. Mendoj se mund të bëhem një vlerë e shtuar. Do të më duhet kohë, ardhja ime nuk është një ngjarje, por pjesë e një udhëtimi”, tha ai.

Giuntoli zbuloi se Juventus-i nuk do të nënshkruajë me lojtarë të rinj në afat të shkurtër pasi prioriteti i tyre është të shesë disa nga ata që tashmë i kanë në skuadër.

“E përsëris, ne jemi të bindur që të kemi një ekip konkurrues. Tregu sapo ka filluar. Xhovani [Manna] dhe unë po mbledhim informacion. Për momentin nuk do të ketë nënshkrime të reja, ne jemi duke punuar në shitje. Nuk e dimë as sa gara do të luajmë sezonin e ardhshëm”, shoti Giuntoli.

Leonardo Bonucci është hedhur në treg dhe Giuntoli zbuloi se klubi nuk do të kërkojë qendërmbrojtës të rinj gjatë afatit kalimtar të verës.

“Ne kemi shumë lojtarë në mbrojtje. Alex Sandro, Rugani, Gatti, Bremer, Danilo, De Ëinter. Mendojmë se jemi mirë kështu. Në fakt, ndoshta dikush tjetër do të duhet të largohet”, zbuloi ai.

Pogba thuhet se ka marrë një “mega-ofertë” nga Arabia Saudite, por Giuntoli nuk dukej i gatshëm të ndante rrugët me francezin.

“Situata e tij është e qartë, ai po kthehet nga një sezon i vështirë dhe ne po e presim. Ai është thelbësor për ne, ai ka përvojë dhe cilësi dhe ne mbështetemi tek ai për të inkurajuar ekipin”, shtoi drejtori sportiv i bardhezinjve.

Giuntoli, foli ndër tjerash edhe për objektivat e klubit, derisa tha se duhet pak kohë.

“Do të duhet kohë për të nisur një rrugë të virtytshme. Ndoshta qëndrueshmëria mund të jetë një pengesë në fillim, por në planin afatgjatë do të jetë një avantazh”.

“Do të duhet kohë, por kam gjetur njerëz të nivelit të lartë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha mes tjerash ai Giuntoli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore