Kosova

Gërvalla takon kryediplomatin e Armenisë – shtetit që s’e njeh Kosovën: Falsin për sigurinë


Donika Gervalla dhe Ararat Mirzoyan

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj nga Armenia – shtet ky që s’e njeh pavarësinë e Kosovës – Ararat Mirzoyan, me të cilin kanë diskutuar çështjet e sigurisë rajonale.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të Dubrovnikut, në Kroaci, të shtunën, derisa lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Armenisë.

“Bashkëbiseduesit diskutuan çështjet e sigurisë rajonale dhe shkëmbyen ide mbi faktorët që ndikojnë në stabilitetin në Kaukazin e Jugut dhe në Ballkan. U referua edhe sfida në rrugën e zhvillimit demokratik”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, kryediplomati armen ka theksuar përpjekjet që po bëhen për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët.

“Në veçanti, u theksua vullneti politik i treguar nga Armenia në nënshkrimin e një traktati paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe krijimin e bazave të qëndrueshme për zhvillim të qëndrueshëm në vend të konfrontimeve ushtarake në Kaukazin e Jugut”, potencohet aty.

Gafa diplomatike e Kurtit në Mynih, bën rreshtim me Armeninë në konfliktin e këtij shteti me Azerbajxhanin

Ndryshe, Gërvalla ka përfaqësuar të shtunën Kosovën në Forumin e Dubrovnikut, që është mbajtur në Kroaci.

Gërvalla optimiste se Kosova këtë vit anëtarësohet në Këshill të Evropës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore