Kosova

Gërvalla ia ngatërron emrin Kadaresë, e quan “Ismael”


Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, teksa ka shkruar ca rreshta për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare, ia ka gabuar emrin këtij të fundit duke e shkruar “Ismael Kadare”.

Ndryshe, kryediplomatja kosovare njihet për gabimet e shpeshta në postimet e saj në rrjetet sociale dhe se prejse ka marrë detyrën ka dhjetëra gabime.

 

Gjatë vitit 2021, duke dashur të shkruajë një notë ngushëllimi për vdekjen e Gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili ishte komandant i  KFOR-it në Kosovë nga 8 tetori i vitit 1999 deri me 18 prill 2000, ajo e ngatërroi atë duke e quajtur “komandantin e parë të KFOR-it”.

Gërvalla kishte ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë, kur i uroi Pavarësinë e Shtetit të Andorrës, duke përbërë kështu një gafë.

Ajo po ashtu, kishte ngatërruar edhe flamurin e NATO-s me atë të OKB-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore