Lajme

George Floyd, ende në pritje të drejtësisë


Derek Chauvin, oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen e George Floyd, është në pritje të gjykimit nga Juria.

Vëzhguesit në qytetin e Minneapolis-it të SHBA-së regjistruan Chauvin si polici i bardhë që u gjunjëzua në qafën e shtetasit me ngjyrë Floyd.

Incidenti shkaktoi protesta në ShBA dhe në të gjithë botën kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit.

Kur është gjyqi i George Floyd?

Procesi disa javor do të fillojë të hënën 8 mars me zgjedhjen e jurisë. Argumentet e palëve pritet të fillojnë në 29 Mars dhe parashikohet të zgjasi të paktën një muaj.

Procesi aq shumë i debatuar, do të fillojë me marrjen në pyetje nga avokatët të të dyja palëve të dhjetra ose ndoshta qindra kandidatëve, për të përzgjedhur 16 prej tyre.

Pjesëtarët potencialë të jurisë kanë paraqitur tashmë pyetësorë, duke përshkruar njohuritë e tyre ekzistuese mbi çështjen dhe çdo kontakt të mëparshëm me policinë.

Gjykatësi më pas vendos nëse juria qëndron ose shkon.

Çfarë ndodhi me George Floyd?

46-vjeçari bleu një paketë cigare në një dyqan në Minneapolis-in Jugor, mbrëmjen e 25 majit 2020.

Një ndihmës i dyqanit mendoi se ai përdori një kartmonedhë të falsifikuar 20 dollarëshe dhe lajmëroi policinë pasi Z. Floyd refuzoi të kthente cigaret mbrapsht.

Oficerët mbërritën dhe e prangosën, por kur ata u përpoqën ta fusnin në makinën e policisë ai bëri rezistencë dhe nga përleshja Z. Floyd përfundoi me fytyrë në trotuar.

Chauvin, 44 vjeç, vendosi gjurin e tij të majtë midis kokës dhe qafës së Z. Floyd, dhe e mbajti atë për shtatë minuta e 46 sekonda, sipas prokurorëve.

Dy oficerë të tjerë e ndihmonin, ndërsa një tjetër ndalonte përfshirjen e dëshmitarëve në skenë.

Më shumë se 20 herë Z. Floyd përsëriti se nuk mund të merrte frymë. Ai u shpall i pajetë një orë më vonë në spital.

Si reagoi ShBA-ja ndaj vdekjes së Floyd?

Të katër oficerët e policisë në vendin e ngjarjes u pushuan nga puna të nesërmen ndërsa turmat dolën në rrugët e Minneapolis-it për të protestuar. Departamenti ku ata punonin u dogj dhe protestat shpejt u përhapën në qytete të tjera.

Deri në natën e gjashtë, kishte protesta në 75 qytete në të gjithë ShBA-në, me disa prej tyre të dhunshme dhe u ringjall një debat kombëtar lidhur me brutalitetin e policisë kundër Afrikano-Amerikanëve.

Një lëvizje anti-racizëm e krijuar në 2013 pas vrasjes së adoleshentit Trayvon Martin, “Black Lives Matter”, u rigjenerua nga protestat.

Edhe qytete të vogla me shumicë të bardhë, në pjesë rurale të ShBA-së mbajtën protesta për të kujtuar Z. Floyd dhe për të mbajtur një qëndrim kundër padrejtësisë racore.

Reformat u implementuan nga ligjvënësit për të ndryshuar mënyrën se si disa forca policie bëjnë arrestime dhe ndalojnë të dyshuarit.

Cilat janë rregullat në gjykatë?

I gjithë gjyqi do të transmetohet në internet – në mënyrë të pazakontë për një vrasje në SHBA.

Gjykatësi ka vendosur që vetëm një anëtar i familjeve Chauvin dhe Floyd mund të jetë në gjykatë në të njëjtën kohë.

Maskat e fytyrës me parulla do të jenë të ndaluara në sallën e gjyqit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore