Lajme

Gazetarja ruse ka të ngjarë të përballet me pasoja të rënda


Mendoj se ia vlen vërtet të theksohet sasia e jashtëzakonshme e guximit që ka marrë kjo gazetare për të ngritur një protestë të profilit të lartë.

Duhet të theksojmë gjithashtu gjasat që ajo të përballet me pasoja mjaft të rënda.

Kremlini ka vendosur dënime mjaft të rënda kundër njerëzve që marrin pjesë në protesta të paligjshme, për shembull njerëzit mund të dërgohen në burg deri në tetë vjet.

Njerëzit që publikojnë atë që Kremlini do të konsideronte si informacion të rremë për ushtrinë ruse dhe aktivitetet e saj mund të përballen gjithashtu me një dënim të rëndë me burg deri në 15 vjet. Ka një mori ligjesh të tjera sipas të cilave ne supozojmë se ajo mund të ndiqet penalisht. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

Protestat kanë vazhduar çdo ditë që nga fillimi i këtij pushtimi dhe thuhet se janë arrestuar rreth 15 mijë njerëz.

Ajo padyshim që do të bëhet më shumë një simbol për ata njerëz. A do t’i ndryshojë ajo pikëpamjet e rusëve të cilët kryesisht shikojnë televizionin shtetëror dhe besojnë linjën e Kremlinit? Kjo është një ndër pyetjet që ngrenë gazetarët nëpër botë, e cila përgjigja për ta mbetet sfiduese.

Kjo është dita e 20-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore