Benjamin Hall, gazetar i Fox News, është plagosur jashtë zonës së Kievit, ndërsa detaje të tjera nuk janë bërë publike akoma – kësisoj, ekipet në terren po punojnë për të mbledhur informacionet e nevojshme, në ndërkohë që e plagosuri gjendet në kujdes intensiv shëndetësor.
Lajmin për Hall e ka konfirmuar vet agjencia e lajmeve, Fox News, pasi që gazetari i kësaj agjencie lajmesh, John Roberts, ka thënë drejtpërdrejt në transmetim se – “Ky është një lajm që ne e urrejmë t’jua përcjellim, por padyshim që është ajo që ndodh ndonjëherë në mes të një konflikti”.
“Një gazetar i Fox News është plagosur jashtë Kievit dhe ka shumë pak detaje, por ekipet në terren po punojnë sa më shumë që të munden për të mbledhur më shumë informacion”, ka thënë Roberts.
Ndërsa lajmi vjen, menjëherë pas vrasjes së gazetarit të New York Times, vrasje të cilën e përmes një postimi në Facebook, e kishte konfirmuar edhe Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova.
“Sot në një bllokadë në Kiev u gjet trupi i një gazetari të vrarë nga një agresor rus. Unë e di emrin dhe mbiemrin e tij, por nuk do ta zbuloj. Ky njeri ka punuar për New York Times. Banditët rusë e vranë në Irpen. E vrarë brutalisht – e qëlluan në kokë”, ka shkruar mes tjerash, Venediktova.
Sipas prokurorëve, informacioni rreth çështjes është sjellë në Byronë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës, ku “do të hetohet siç duhet”.
Gjithsesi, Venediktova është shprehur se do t’i shkojnë rastit deri në fund – deri sa të zbardhet dhe të merren vesh arsyet e vrasjes.
“Po, ne i kemi dorëzuar të dhënat në EDR dhe do të hetojmë këtë rast dhe besoj se vrasësit do t’i nxjerrim para drejtësisë, por nuk do të tërhiqemi”, ka përfunduar ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Krejt çka ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, fituesit dhe humbësit
-
Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia, garanton Bardhi
-
Cameron thotë se Britania e Madhe nuk do të ndjekë SHBA-të në ndalimin e shitjeve të armëve në Izrael
-
Bislimi e uron VMRO-DPMNE-në për fitoren, shprehet i gatshëm të punojë me Mickoskin