Sport

Futbollisti nga Kosova është në planet e Sylvinho-s


Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, pritet që ta ftojë te Kombëtarja A, futbollistin e talentuar të skuadrës Fulham, Adrion Pajazitin.

Sipas mediumit shqiptar, “Sport Ekspres”, Sylvinho do ta ftojë Pajazitin për ndeshjet e muajit shtator, ku Shqipëria do të përballet me Poloninë dhe Republikën Çeke.

20-vjeçari nga Kosova numëron gjashtë ndeshje me Kombëtaren U21 të Shqipërisë, prej të cilave kishte shënuar katër gola. Ndërkohë, ai numëron edhe tre paraqitje me U21-shat e Kosovës.

20-vjeçari shihet si profil i duhur për lojën e trajnerit të kuqezinjve. Ai luan në qendër të mesfushës, derisa ka pasime dhe goditje të sakta, si dhe njihet për një kontroll të mirë të topit.

Pajaziti po kalon një formë shumë të mirë te skuadra e ligës së parë norvegjeze, Haugesund, te të cilët është i huazuar nga klubi i tij Fulham.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore