Sport

Futbollisti i Newcastle është afër transferimit në Arabinë Saudite


Futbollisti i Newcastle United, Allan Saint-Maximin, është futbollisti i radhës që pritet të transferohet në Arabinë Saudite.

Pavarësisht ofertave të shumta nga disa klube evropiane, Saint-Maximin duket se po joshet nga ofertat e majme nga arabët.

Al-Ahli ka kontaktuar drejtuesit e skuadrës angleze duke u propozuar 25 milionë euro për shërbimet e francezit, ndërsa lojtarit i është propozuar një ofertë me pagë rreth 15 milionë euro në vit.

(Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Ofertë kjo që duket se do t’i bindë edhe drejtuesit e Newcastle, pasi që Saint-Maximin nuk duket të jetë në planet e ekipit për të ardhmen, sidomos pas afrimeve të shumta që ata kanë në projekt.

26-vjeçari është pjesë e klubit anglez që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Monaco për shumën e 18 milionë eurove.

Deri më tani ai ka luajtur në 124 ndeshje në të gjitha garat me fanellën bardhezi, prej të cilave ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 21 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore