Sport

Formula 1/ Kosotot e dëmeve gjatë sezonit, Schumacher në kryë, Verstappen 3.3 milionë paund


Formula 1 mbylli garat e vitit 2021 me Çmimin e Madh të Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Max Verstappen i Red Bull-it u shpall kampion, falë parakalimit që i bëri Lewis Hamilton-it në kthesën e fundit të garës.

Por, teksa sezoni ka përfunduar është koha të bëhen dhe llogaritjet e dëmeve të shkaktuara nga pilotët përgjatë vitit 2021.

Kampioni i sapokurorzuar i botës në F1, Verstappen, i ka kushtuar Red Bull-it 3.3 milionë paund dëmë. Rivali i tij për titull, Hamilton-i ka shkaktuar dëme në vlerën e 1.24 milionë paundëve.

Listën me më shumë dëmë, e prin djali i legjendës së F1, Michael Schumacher-it, Mick. 22-vjeçari i Haas-it ka shkaktuar 3.6 milionë paund dëme.

Lista e plotë e pilotëve që kanë shkaktuar më shumë dëme sipas “Sky Germany”:

1 Mick Schumacher (Haas) 3.6 milionë paund

2 Charles Leclerc (Ferrari) 3.45 milionë paund

3 Max Verstappen (Red Bull) 3.3 milionë paund

4 Nicholas Latifi (Williams) 2.66 milionë paund

5 Valtteri Bottas (Mercedes) 2.3 milionë paund

6 Lance Stroll (Aston Martin) 2.29 milionë paund

7 Yuki Tsunoda (AlphaTauri) 2.2 milionë paund

8 Nikita Mazepin (Haas) 2.1 milionë paund

9 Kimi Raikkonen (Alfa Romeo) 1.66 milionë paund

10 George Russell (Williams) 1.57 milionë paund

11 Carlos Sainz (Ferrari) 1.5 milionë paund

12 Lando Norris (McLaren) 1.24 milionë paund

13 Lewis Hamilton (Mercedes) 1.05 milionë paund

14 Pierre Gasly (AlphaTauri) 949 mijë paund

15 Sergio Perez (Red Bull) 800 mijë paund

16 Antonio Giovinazzi (Alfa Romeo) 728 mijë paund

17 Daniel Ricciardo (McLaren) 607 mijë paund

18 Sebastian Vettel (Aston Martin) 562 mijë paund

19 Fernando Alonso (Alpine) 268 mijë paund

20 Esteban Ocon (Alpine) 238 mijë paund

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore