Sport

Fitorja me Dinamon, Shehi: Kam skuadër me çuna me karakter


Orges Shehi, trajneri i skuadrës së Tiranës foli për mikrofonat e “Supersport” pas përfundimit të takimit me Dinamon. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 4-0, duke vijuar ecurinë pozitive në Abissnet Superiore.

Tekniku durrsak u shpreh se për këtë fitore merita ishte e lojtarëve, që sipas tij janë “çuna me karakter” dhe që “reflektojnë”. Kjo pasi tre ditë më parë u mposhtën me rezultatin 2-0 në Kupën e Shqipërisë nga Dinamo.

“Ishte ndeshje tjetër, histori tjetër, kam skuadër me çuna me karakter që reflektojnë. Ndoshta ku pëson humbje koha është e pamjaftueshme por e jemi mobilizuar, duke marrë mësime nga ndeshja e Kupës”, tha 44-vjeçari.

“Dominuam në mesfushë dhe për këtë arsye ndryshuam mënyrën e lojës. Ne kemi ndryshuar strategji ndeshje pas ndeshje. Përgatitemi me 2-3 mënyra loje”.

“Mos prisni spektakël nga unë në respekt të kundërshtarit, mendoj që çelësi i suksesit është puna. Kemi ndryshuar modulet në varësi të rezultateve, në qoftë se duam të fitojmë duhet të shtojmë forcat në sulm”.

“Fitorja me Partizanin na shijoi më shumë për shkak të traditës, për arsye personale dhe për arsye të tifozëve”, tha në fund të prononcimit, Shehi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore