Lajme

Financial Times: “Lavrov i pavetëdijshëm për pushtimin”


Presidenti rus Vladimir Putin planifikoi fshehurazi të pushtonte Ukrainën, duke folur vetëm me disa këshilltarë super të besuar, duke mbajtur praktikisht të gjithë udhëheqjen e Moskës, përfshirë ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, në errësirë.

Kështu shkruan Financial Times.

“Rreth orës 1 të mëngjesit të 24 shkurtit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mori një telefonatë shqetësuese. Pas muajsh përgatitjeje të një force pushtuese prej 100 mijë trupash në kufijtë me Ukrainën, Vladimir Putin i kishte dhënë dritën jeshile pushtimit. Vendimi e befasoi plotësisht Lavrov-in”, shkruan FT-ja.

Nga 24 shkurti 2022, 8 milionë fëmijë, gra dhe burra janë detyruar të largohen nga Ukraina, 5.3 milionë janë të zhvendosur brenda vendit.

Mbi 17 milionë njerëz janë në nevojë urgjente për ndihmë dhe mbrojtje humanitare.

Kriza që po ndodh në Ukrainë është më seriozja dhe më e shpejta e refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Nga njerëzit që janë larguar nga vendi, mbi 1.5 milionë janë në Poloni, mbi 480 mijë në Republikën Çeke dhe mbi 100 mijë në Bullgari, Moldavi, Rumani dhe Sllovaki.

Miliona fëmijë, gra dhe burra që kishin një jetë normale para luftës, u zhytën në dëshpërim brenda pak orësh.

Të paktën 12 milionë njerëz në vend aktualisht nuk kanë akses në energji elektrike dhe ngrohje për shkak të dëmtimit të infrastrukturës të shkaktuar nga bombardimet, ndërkohë që temperaturat vijojnë të ulen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore