Stil

Fifi “konfirmon” romancën me Adis Patushin


Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur me nofkën skenike – Fifi, ka qenë më shumë se kurrë më parë në fokusin e mediave rozë, që prej pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Big Brother Albania VIP”, teksa së fundmi ajo bërë bujë edhe me të reja nga jeta sentimentale.

Një video ku ajo shihej duke pranuar puthje nga ish bashkëshorti i modeles, Adrola Dushi – Adis Patushi, u bë virale nëpër mediat sociale. Dhe jo vetëm!

Ylli i hitit “Marova” ka “vulosur” të qenit në romancë me Adisin, teksa ka publikuar një fotografi në llogarinë e Instagram-it duke shkruar – “Paqe dhe dashuri”, teksa e njëjta është shfaqur edhe në profilin e Patushit.

Fifi dhe Adis Patushi.

Në imazhin e publikuar, dyshja, Raçi e Patushi,janë veshur me plot stil, ndërsa artistja ka preferuar të pozojë duke bërë me gishta simbolin e paqes.

Sigurisht, mungesë nuk shënuan as komentet nga ndjekësit e këngëtares e që ishin të shumta – shumica prej të cilave ishin përgëzues për çiftin më të ri të estradës.

Gjithsesi, në sferën e muzikës, projekti “Diell” i publikuar vetëm në formën e demos, mbetet kënga e fundit e publikuar nga Fifi – i njëjti numëron plot 15 milionë klikime në platformën, YouTube.

Pos, si këngë, “Diell” është pëlqyer edhe për mënyrën e frymëzimit, pasi që tashmë dihet që artisja nga Kosova, e kishte shkruar atë përgjatë kohës sa ishte e mbyllur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother Albania VIP”.

Ndërkaq, Adis Patushi njihet për lidhjen e tij të dikurshme me modelen, Adrola Dushi – romancë nga e cila kanë edhe një fëmijë me emrin, Troi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore