Jetesë & Stil

Fifi dhe Flori kanë një video klip të gatshëm, të pa publikuar qe dy vjet


Flori dhe Fifi.

Rikthimi i spektaklit të tipit reality – “Big Brother Albania VIP”, është mirëpritur nga shqiptarët, ndërsa mes protagonistesh më të diskutuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mbetet këngëtarja, Fifi, e cila së fundmi ka zbuluar se ka një këngë të pa publikuar me Flori Mumajesin.

Gjatë një bisede brenda shtëpisë me aktoren, Monika Lubonjën, Fifi, ka thënë se afro dy vjet më parë ajo dhe Flori kishin mbaruar xhirimet e video klipit të këngës së përbashkët, por që i njëjti nuk ishte publikuar kurrë dhe shkas për këtë ishin “kilet e tepërta të saj”.

Monika Lubonja dhe Fifi në Big Brother Albania VIP.

“E kam një këngë me video klip dhe ka gati që dy vjet, që rri aty klipi”.

“Video projekti muzikor nuk është publikuar akoma sepse dukem sikur kam 100 kile tek ai klip dhe Flori shqetësohet se mos dukem keq”, ka thënë Fifi.

Ndërkaq, që nga hyrja në “BBA VIP”, Fifi, ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë, sidomos për flirtimet e saj me ish-banorin tjetër të shtëpisë, futbollistin, Granit Cana.

Fifi dhe Granit Cana në Big Brother Albania VIP.

Dyshja, Filloreta Raçi e njohur si – Fifi dhe Granit Cana dominuan rrjetin me historinë e tyre dhe situatat e komplikuara të cilat i krijonin herë pas here.

Në anën tjetër, “Ma more” mbetet video projekti muzikor i fundit i publikuar nga Fifi, i cili aktualisht numëron mbi 2 milionë klikime në YouTube.

Fifi dhe Granit Cana në Big Brother Albania VIP.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore