Jetesë & Stil

Fifi: “Big Brother” më bëri të humbas miq


Fifi - Artiste

Kanë kaluar javë që kur këngëtarja, Filloreta Raçi, e njohur si – Fifi, kishte braktisur spektaklin më të shikuar të momentit “Big Brother Albania VIP” dhe largimi i saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, po komentohet akoma.

Madje, së fundmi, edhe vetë këngëtarja ka vendosur të flasë pak rreth eksperiencës në formatin televiziv, ndërsa ka thënë se kjo pjesëmarrje i ka larguar nga jeta disa miq.

Fifi brenda “Big Brother Albania VIP”.

“Rrugëtimi im ka bë që disa njerëz të ikin vet nga lista e miqve të rremë. Kjo më ka bë me u ndje mirë në fakt”, ka shkuar Fifi në një postim në llogarinë e saj të Instagram-it.

Mes tjerash, Fifi, ka pohuar se “goditje” kanë marrë edhe nga njerëzit e saj, duke iu referuar famljes, si dhe ka thënë të ketë pranuar porosi të shumta me tendenca negative.

Fotografi e publikuar nga Fifi në Instagram.

“Çka më ka lënduar janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi, duke i ofenduar, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurave. Mesazhe super negative, mos të them kërcënuese. Nuk pretendoj të më duan të gjithë. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë”, ka thënë ajo.

Fifi kishte vendosur të largohet nga spektakli “Big Brother Albani VIP”, duke deklaruar se kishte nevojë t’i përkushtohej vetës dhe se të njëjtën gjë nuk kishte arritur ta bënte në shtëpinë e “BBA”.

Pas daljes nga shtëpia, në kanalin zyrtar të artistes në platformën YouTube, ishte publikuar kënga “Diell”, tekstin e të cilës e kishte shkruar gjatë kohës sa ishte e mbyllur brenda “BBA”.

Kënga rezultoi të ishte një sukses në vete, teksa vetëm me versionin “Demo”, ka arritur të grumbullojë më shumë se 7 milionë shikime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore