Shqipëria

Fier/ Vrau ish-gruan, arrestohet autori


Është kapur pas tre orësh ndjekje në kushte të vështira, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij në Fier, ku e vdekur ka mbetur shtetësja S.B.

Pas ekzekutimit të saj, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Prej aty, është vënë në ndjekje të Elton Metajt, 31 vjeç, i cili ishte i armatosur.

Pikërisht për këtë fakt dhe për shkak të errësirës, aksioni policor ka qenë i vështirë.

Vetëm pas tre orësh, në zonën e pyllëzuar të Peshtanit, autori është kapur.

Të angazhuara kanë qenë forcat e posaçme “Shqiponja”, Policia e Fierit dhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në çastin e arrestimit, Metaj mbante në dorë armën tip automatik, e cila është sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale.

Metaj ka qenë i dënuar edhe më parë për “Armëmbajtje pa leje”, “Kundërshtim të Policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Materialet tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore