Shqipëria

Fier/ Arrestohen dy mjekë dhe një infermier – Ndihmuan Nuredin Dumanin


Mësohet se në qytetin e Fierit janë arrestuar dy mjekë dhe një infermier me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Personat e arrestuar kanë mjekuar, pa e kallëzuar ngjarjen në polici, shtetasin, Nuredin Dumani, i cili ishte i plagosur me armë.

Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet si fajtori kryesor për atentatin e bërë në Elbasan, të martën e 29 marsit.

Gjatë atentatit mbeti i plagosur Talo Çela, i cili njihet si person me precedentë penalë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në ngjarjen e 9 prillit 2019, kur në pistën e aeroportit të Rinasit, u vodh një shumë e madhe parash, që po ngarkoheshin në avion.

Nga ana tjetër, Dumani akuzohet edhe si personi që ka vrarë Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.

Dumani, akuzohet prej kohësh se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktimash.

Më 2 mars 2020, thuhet se ai ka bashkëpunuar me Talo Çelën, e më pas i ka ekzekutuar të vëllanë, për arsye ende të paqarta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore