Sport

Fidel Ylli: Bastet sportive duhet të hapen


Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, ishte në studion e emisionit Skaner të moderatorit Gerti Çarçani, ku ka folur rreth zhvillimeve që do të sjellë në krye të KOKSH-it.

Sipas tij, bastet sportive duhet të hapen, sepse ato momentalisht janë duke lulëzuar online.

“Baste ka kudo, në çdo shtet. Ne i mbyllëm sepse ishin bërë si kërpudhat, por tani duhen riorganizuar. Pra, do të bëhen me një studim, por shteti duhet ta kontrollojë”, tha Ylli.

“Duhet të hapen, pasi lekët janë aty për sportin. Ka ardhur momenti të hapen, sepse sporti do të merrte 20 milionë euro. Qeveria, po na dha lekët e basteve, nuk duam asgjë pastaj”.

“Nëse hapen, janë para qyl. Gjithmonë nëse kontrollohen nëpërmjet xhiros. Sot që flasim lulëzojnë kompanitë e basteve online. Kjo është një tjetër arsye që duhet të hapen”.

“Unë do insistoj te kryeministri që me një plan të hapen”, përfundoi presidenti i KOKSH-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore