Shqipëria

Festivali UNUM rikthehet në Shqipëri me 20 artistë të shquar


Festivali UNUM do të rikthehet në Shëngjin, Shqipëri, pasi marka zbuloi linjën e saj muzikore të fazës së parë me 20 artistë.

Festa do të respektojë traditën e shtrirjes nga data 1 qershor deri më 6 qershor të vitit 2023 në plazhin e artë të Ranës së Hedhun, ku festuesit mund të kërcejnë me dallgët dhe të lëvizin me detin.

Për këtë edicion të Festivalit UNUM, organizatorët kanë konfirmuar tashmë performancat muzikore nga Ricardo Villalobos, Dyed Soundorom, Beduin, Rhadoo, Margaret Dygas, Raresh, Praslea, Priku, Sonja Moonear, Djulz, tINI, Anthea, etj.

Në prag të ngjarjes kryesore, do të ketë festa warm-up të titulluara “Rruga drejt Unum” në të gjithë Evropën në Manchester, Londër, Leeds, Derbi, Amsterdam, Paris, Berlin, Barcelona, Ibiza, Stamboll, Athinë, Bukuresht, Mynih, Bazel, Gjenevë, Cyrih, Roma, Venecia, Napoli, për të përmendur disa.

Biletat për Festivalin UNUM tashmë janë në shitje.

Për qytetarët shqiptarë dhe të rajonit përfshirë, Bosnjën, Bullgarinë, Kroacinë, Greqinë, Kosovës, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Turqinë do të kushtojë 44 dollarë. Ndërsa bileta e ashtuquajtur “ndërkombëtare” do të faturohet nga organizatorët me 98 dollarë.

Kujtojmë që UNUM ishte eventi i parë që u zhvillua pas COVID-19, duke fituar shpejt zemrat e adhuruesve të muzikës underground me edicionet e para.

Edicioni i saj i tretë rifilloi zyrtarisht skenën e festivaleve evropiane si ngjarja e parë që u zhvillua në mënyrë të sigurt pas pandemisë fillestare COVID.

Është një festival për të gjitha shqisat – bukurinë natyrore të perëndimit, nxehtësinë e diellit dhe kulturën vendase që pasuron shpirtin që e bën të gjithë ngjarjen një eksperiencë shumëngjyrëshe udhëtimi, si dhe eksperiencë muzikore që sheh përpara.

Vitin e kaluar, veçanërisht, vibe-t (ndjesitë dhe energjia) ishin joreale duke pasur parasysh se sa kohë kishte që njerëzit kishin kërcyer së bashku, me shumë performanca ikonike të DJ-ve dhe momente tronditëse që mbetën me ta për një kohë të gjatë.

Festivali zgjati me gati pesë ditë në 2022-shin për të bërë një udhëtim edhe më të paharrueshëm në Ranën e Hedhun të bukur.

Është një cep i qetë i Evropës në qytetin e Shëngjinit, në bregdetin idilik shqiptar, me sfonde malore, plazhe të gjata me rërë ari dhe peizazhe që ndihen miliona milje larg jetës së përditshme.

Ai mundëson muzikë të pandërprerë gjatë gjithë ditës dhe natës, si dhe një përzgjedhje të shkëlqyer të sporteve ujore të mrekullueshme, ushqime dhe pije të këndshme lokale dhe shumë gjire dhe zona të izoluara pyjore për t’u eksploruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore