Shqipëria

“Fermerët të përfitojnë nga nafta pa akcizë”


Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, u ka bërë thirrje fermerëve që të përfitojnë nga heqja e akcizës për naftën që shfrytëzohet në bujqësi.

Ajo deklaroi se fermerët e kanë pritur me entuziazëm këtë hap, nga i cili për të përfituar kanë apkiluar 4 mijë e 100 fermerë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ministrja përmendi emrat e fermerëve që kanë aplikuar fillimisht duke mundur të përfitojnë të parët nga programi mbështetës i qeverisë.

Drejtoria Rajonale e Shqipërisë së Mesme me qendër në Lushnjë është zyra që ka më shumë aplikime. Fermerët mbështeten nga institucioni për të aplikuar online si dhe për të përfituar.

Numri i fermerëve që kanë një nipt ishte 47 mijë dhe vetëm ne 10 ditë ky numër u rrit në 49 mijë. Vazhdimisht përditësohen niptet për të bërë aplikim.

Ekonomi vizitoi një biznes i cili ka pasur një histori suksesi, pronë e aplikanti që nga përfituar nga skema e mbështetjes për naftën.

“Për çdo 100 litra naftë që ka nevojë një kulturë bujqësore, 54 litra një fermer i ka falas”, shtoi ministrja.

Ministrja i drejtoi një thirrje fermerëve të aplikojnë në skemën e naftës për të përfituar.  Me heqjen e 20% në nga fermerët ka mundur të marrë dhe pajisje teknologjike.

Një tjetër fermer tregon se është i kënaqur  nga programi mbështetës pasi të gjitha të ardhurat i vijnë nga bujqësia.

“Është shtuar sipërfaqja e tokës arë nën ujë këto katër vite, që është e ujitshme. Ky është një lajm i mirë për serat pasi sipërfaqja e ujitshme është një kusht për të pasur rendiment më të lartë”, deklaroi Ekonomi.

Kanali ujitës, i cili vjen nga rezervuari i Thanës është investimi më i fundit. Falë këtij kanali sipërfaqet e mbjella në zonën përreth marrin ujë sidomos në zonën e pikut, por dhe në janar dhe shkurt kur fillon prodhimi.

Një tjetër investim i bërë është pastrimi i kanalit kullues. Falë këtij investimi fermerëve i kane ikur disa shpenzime te tjera. Ata nuk blejnë  ujë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore