Shqipëria

Fëmija si pasqyrë e prindit – Vajza e mjekut të Onkologjikut i hakërrehet komentuesve me përgjigje arrogante dhe pa sens


Shprehja e urtë popullore thotë se fëmija është pasqyrë e prindit dhe e trashëguar gjeneratë pas gjenerate, nuk ka si të mos jetë e drejtë e mos të vërtetohet.

Mjafton të shohësh disa komente, për të kuptuar gjithë situatën.

Vajza në fjalë e ka emrin Megi Gashi. Nuk është as person publik, as me rëndësi të veçantë.

Ka rastisur thjesht të jetë vajza e një mjeku, Edmond Gashi dhe ka “rastisur” që ky i fundit, të ketë qenë i përfshirë në një skandal në Spitalin Onkologjik, ku pacientëve të sëmurë me kancer u jepeshin mjekime gjysmake, e drejtoheshin për te privati për operacione ose trajtime, në grahmat e fundit të jetës së tyre.

Indinjata popullore karshi një rasti kaq delikat është e qartë dhe rrjeti si llogore e lëshimit të gojës (dorës në fakt), është mbushur me komentues të revoltuar me të gjithë mjekët e përfshirë në këtë zullum.

Por nga hiçi del komentuesja Megi Gashi me etiketim @gashi_megi_ (vajza e mjekut) dhe përgojon gjithë komentuesit me qëndrime në rastin më të çiltër, arrogante. Në atë më banalin, denigruese dhe krejtësisht pa sens.

“As ti s’do ngelesh”, i kthehet ajo dikujt, i cili komenton se askush nuk ka mbetur pa marrë hakun që meriton.

Një komentuesi tjetër, i cili i etiketon mjekët si “monstra publikë” dhe “serial killer”, ajo ia kthen: Mos shih filma shumë se t’bo dom.

Apo apo, guxon të shkojë edhe deri aty, sa kur dikush një komente uron që “kanceri të bjerë edhe te mjeku Gashi”, vajza e tij replikon: “S’ka nevojë, preferon me vdek se po na hani jetën ju.

Kjo nuk është një përligje e hakërrimit që rrjeti ka pasur karshi mjekut në fjalë apo të gjithë mjekëve në tërësi, por për të reflektuar gjithë substancën e trashëguar arrogante dhe pa logjikë të një vajze, e cila “dëshpërimisht” kërkon të mbrojë të atin e saj potencialisht kryerës të veprave penale të dënueshme me burg, me “sajdisje”, “mallkime” dhe “provokime” të dala hormonalisht prej saj.

PS: Komentet janë korrektuar në gjuhë të pranueshme letrare. Ato mund të lexohen të plota përmes fotove më poshtë:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore