Sport

Fansat kthehen të egër në palestrat e NBA


Palestra e New York Knicks, Madison Square Garden

Kthimi i fansave në palestra ka pasuar me probleme të mëdha me lojtarët e skuadrave në NBA.

Siç dihet, NBA dënon ashpër fansat dhe lojtarët të cilët ofendojnë njëri tjetrin.

Problemet me fansat e NBA, kanë filluar që nga ndeshja e parë mes New York Knicks dhe Atlanta Hawks, ku këta të fundit u ofenduan pas disa provokimeve të lojtarëve të Hawks.

Fansat e Knicks shkaktuan probleme të mëdha në ndeshjen e dytë, e cila përfundoi me fitoren e ekipit nga New York.

Trae Young u pështy nga një fans i ulur në radhët e para, për shkak të provokimeve që Young bëri në ndeshjen e parë.

Ai tifozë është ndaluar të futet në palestrën e Knicks, megjithatë, mosrespektimi i lojtarëve të NBA ka krijuar shumë probleme edhe në të kaluarën.

Po ashtu në ndeshjen e dytë mes Philadelphia 76ers dhe Washington Wizards, ylli i këtyre të fundit, Russell Westbrook u gjuajt me kokoshka duke dal nga palestra e 76ers nga tifozi i ekipit të Philadelphias.

Ky tifoz po ashtu është ndaluar të futet në palestrën e 76ers pasi këto gjeste janë të patolerueshme në organizatën më të madhe të basketbollit.

Të fundit që u përballën me ofendime ishin lojtarët e Portland Trail Blazers, pas humbjes kundër ekipit të Denver Nuggets.

Teksa dilnin nga palestra, një fans i Denver Nuggets filloi të ofendojë të gjithë lojtarët pa përjashtim.

Disa nga lojtarët u ndalën dhe ishin gati të përleshën me të, por, stafi i ekipit të Blazers nuk e lejoi këtë.

Në të kaluarën ka pasur shumë raste ku fansat nuk janë lejuar të hynë më në palestrat e ekipeve pas ofendimeve, po ashtu edhe lojtarët kur i ofendojnë tifozët gjobiten me shuma të mëdha parash.

Tifozët kanë munguar për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë COVID-19, dhe ata kanë qenë gjithmonë një pjesë e bukur e çdo sporti.

Megjithatë, në NBA, këtë herë fansat janë kthyer të egër duke bërë skandale të shumta brenda tre ditëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore