Muzikë

Fansat e Travis Scott me peticion – dëshirojnë pjesëmarrjen e tij në Coachella


Travis Scott - Rep artist

Fansat e rep artistit, Travis Scott, po përpiqen fort që ai të jetë pjesë e festivalit të  Coachella-s së vitit të ardhshëm dhe madje kanë bërë një peticion që tenton ta sjellë atë në skenë – madje, … ata po marrin një valë të madhe mbështetjeje.

Pas tragjedisë në Astroworld, Travis është tërhequr nga festivale të shumta, duke përfshirë Coachella, dhe ndërsa ai është duke zgjedhur për një pushim,  fansat e tij ende duan që ai të kthehet në shfaqje live.

Travis Scott.

Peticioni që po qarkullon në internet po nxit për një produkt të bërë nga Coachella – ata duan që organizatorët të angazhohen që Travis të jetë mes artistësh të prenotuar për vitin e ardhshë – në të kundërtën atagarantojnë se Kanye West do ta sjellë atë si mysafir gjatë performancës së tij.

Për vetëm tri ditë, peticioni ka mbledhur pothuajse 70 mijë nënshkrime.

Sipas peticionit të ri, shumë nga fansat e Scott, mendojnë se Coachella bëri gabim duke mos e ftuar rep artistin për edicionin e vitit të ardhshëm.

Travis Scott.

“Pasi Coachella hoqi padrejtësisht Travis Scott për Harry Styles, ata duhet të bëjnë gjënë e duhur dhe ta ricaktojnë menjëherë”, thonë krijuesit.

Ata gjithashtu shfajësojnë Travisin nga çdo akuzë për incidentin në Hjuston, duke thënë se – “ne të gjithë e dimë se tragjedia e Astroworld nuk ishte faji i Travis. Le të kthehet me performanca në skenat më të mëdha”.

Në festivalin e Astroworld, gjatë performancës së Travis Scott, kishte ndodhur një lloj paniku në publik – kësisoj ishin formuar turma të çrregullta, duke humbur jetën disa persona, më i riu nga ta ishte një 9-vjeç.

Gjithsesi, Scott ka shprehur keqardhje për tragjedinë, duke deklaruar që ka siguruar rimbursime të plota për të gjithë të pranishmit në “Astroworld”, si dhe duke ofruar të paguajë për shpenzimet e funeralit të viktimave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore