Shqipëria

“Faleminderit Shqipëri! Nuk do të harrojmë”


Një grup artistësh afganë të evakuuar pasi talebanët morën pushtetin në atdheun e tyre, kanë zgjedhur një mënyrë origjinale për të falenderuar shqiptarët për mikpritjen e tyre.

“Faleminderit Shqipëri! Nuk do të harrojmë”, shkruhej në shqip dhe “Atdheu im, i lodhur nga persekutimi”, në pashto afgane.

Ata pikturuan një mural në kryeqytetin e Shqipërisë të enjten e 16 dhjetorit dhe i kërkuan botës të mos harrojë vëllezërit e tyre në atdhe.

Murali u pikturua nga anëtarët e ‘Artlords’.

Kjo e fundit është një organizatë afgane e artistëve vullnetarë.

Në trupin e godinës në qendër të Tiranës janë pikturuar shumë vepra të tilla vitet e fundit.

Muralja pranë sheshit qendror Skënderbej shpërfaq një hartë të Shqipërisë të përbërë nga shumë seksione.

Kjo, duke iu referuar karakterit multietnik të Afganistanit.

“Kjo është një nga mënyrat me të cilat ne duam të ngremë zërin për kolegët tanë që mbahen peng në shtëpinë tonë”, tha për Associated Press, Omaid Sharifi, bashkëthemelues i Artlords.

Shumica e veprave të tyre në Afganistan u shkatërruan nga talebanët, sipas Sharifi-t.

Artisti u bëri thirrje “njerëzve anembanë që të mos e largojnë vëmendjen nga ajo që po ndodh brenda vendit tonë”.

Gjashtëdhjetë e dy anëtarë të Artlords janë ende në Afganistan.

“Ne përpiqemi të mobilizojmë veten çdo ditë dhe t’u themi kolegëve tanë (në Afganistan) që të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre”, tha Yama Farhad.

Shqipëria ka strehuar rreth 2 mijë e 400 të evakuuar afganë në hotele apo resorte turistike.

Rreth 150 prej tyre tashmë janë larguar në vende të tjera.

Prej vitesh Bashkia e Tiranës ka mbështetur artistët për të pikturuar murale në të gjithë qytetin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore