Shqipëria

ExxonMobil dhe Excelerate çojnë përpara projektin LNG


Gjigandi amerikan ExxonMobil, kontraktori bashkatdhetar i Excelerate Energy dhe qeveria shqiptare kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes tyre. Aty përfshihet zhvillimi i mundshëm i një projekti të gazit natyror të lëngshëm në Portin e Vlorës, në jug të vendit.

LNG do të sillte shumëllojshmëri të rinovueshme dhe të përballueshme të energjisë në portofolin e furnizimit me energji elektrike të Shqipërisë. Vendi ynë mbështetet në energjinë hidrike, e përhapur si praktikë dhe në rajonin e Ballkanit.

MoU

Sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, Excelerate do të kryejë një studim eksplorimi, mbi potencialin e një zgjidhjeje të integruar LNG-në energji.

Kjo e fundit përfshin zhvillimin e një terminali importi, ku do të bëhet konvertimi ose zgjerimi i termocentralit ekzistues të Vlorës dhe krijimi i shpërndarjes së LNG-së në shkallë të vogël në Shqipëri dhe përreth rajonit të Ballkanit.

“Ndërsa Shqipëria kërkon të përmirësojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e energjisë, ne kemi besim se një zgjidhje LNG do të siguronte rinovueshmëri në rrjetin energjetik të vendit, duke plotësuar burimet e ripërtëritshme me ndërprerje dhe burimet alternative”, tha shefi ekzekutiv i Excelerate, Steven Kobos.

“Ne jemi të kënaqur të punojmë me partnerët tanë për zhvillimin e një zgjidhjeje të rinovueshme dhe të përballueshme për energjinë e Shqipërisë”.

Raporti i para-fizibilitetit për projektin e propozuar të importit të LNG të Shqipërisë pritet të dorëzohet në tremujorin e tretë, ndërsa fillimi i punës së TEC-it mund të jetë që në 2023.

ExxonMobil do të ketë si detyrë identifikimin e mundësive, për të mbështetur furnizimin e LNG-së në Shqipëri dhe projektin e propozuar të importit, i përcaktuar me rëndësi strategjike kombëtare.

“LNG mundëson transportimin e gazit natyror nga qendrat e furnizimit te konsumatorët në mënyrë të sigurt dhe me kosto efektive”, tha Ed Austin, menaxher i strategjisë dhe portofolit të ExxonMobil LNG.

“Ndërsa jemi në fazat e hershme të eksplorimit të kësaj mundësie, burimet globale të ExxonMobil dhe zinxhiri i besueshëm i furnizimit me LNG mund të ndihmojnë Shqipërinë të përmbushë kërkesën e saj me rritje të shpejtë për gaz natyror dhe të sigurojë garancinë e furnizimit afatgjatë”.

Mbështetja në hidrocentrale

Shtëpi e tetë sistemeve kryesore të lumenjve, Shqipëria mbështetet te hidrocentralet, të cilat mund të bëhen jofunksionale në kohë thatësire, për të furnizuar me energji gati 3 milionë banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, tha: “Diversifikimi i furnizimit dhe rritja e sigurisë së furnizimit janë thelbësore për Shqipërinë dhe për fqinjët tanë gjithashtu”.

“Ne jemi të bindur se LNG mund të jetë çelësi për arritjen e këtyre objektivave strategjikë dhe për t’i dhënë përfundimisht një zgjidhje projektit kompleks të Vlorës, duke zgjedhur partnerët më të mirë të pajisur për të afruar një projekt të një madhësie të tillë”.

Si një nga ofruesit kryesorë të zgjidhjeve për rigazifikimin LNG, Excelerate ka zhvilluar dhe operon në 13 terminale LNG në të gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore