Kosova

Eurodeputeti holandez kritikon BE-në për sanksionet: Kosova po përpiqet të ruaj shtetin e së drejtës, Vuçiç po luan me ndërkombëtarët


Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, nga partia laburiste, në një intervistë për Euronews Albania tha se është shumë kritik ndaj qasjes së përgjithshme së Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi qenë shumë kritikë ndaj qasjes së përgjithshme së BE-së. Ajo që BE nuk po arrin të bëjë është që të shikojë se çfarë ndodhi në fund të majit në Veri të Kosovës. Vuçiç është duke luajtur me faktorin ndërkombëtar. BE-ja nuk është duke reaguar ndaj këtij qëndrimi”, theksoi ai.

“Mendoj se është e jashtëzakonshme të flasim për masa ndaj Kosovës, derisa nuk po ndërmarrim asgjë kundër Serbisë”, shtoi ai.

Sipas tij, ndoshta dërgimi i kryetarëve të komunave të veriut në zyrat e tyre do të ishte bërë në ndonjë mënyrë tjetër, por kjo në asnjë mënyrë nuk justifikon qëndrimin e BE-së ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Më duhet të kujtoj se Kosova po përpiqet të ruaj shtetin e së drejtës, madje edhe duke venë para drejtësisë ata që sulmuan KFOR-in. Këtë duhet ta ketë në konsideratë BE-ja”.

Ai ka theksuar se BE-ja po e mbështet presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilin Reuten e ka quajtur “autokrat”.

“BE-ja duhet të mbajë një qëndrim tjetër, unë nuk do të doja asgjë më shumë se një Serbi evropiane dhe një shtet i së drejtës, por ky shtet është i afërt me Putinin dhe i dërgon ministrat në Moskë. Komuniteti ndërkombëtar po tregohet naiv, pasi Vuçiç është i interesuar që ta destabilizojë rajonin”.

Po ashtu ai ka potencuar se Serbia nuk është duke u përafruar me politikën e jashtme të BE-së dhe vazhdon të bashkëpunojë me regjimin e Putinit.

“Unë e dënojë heshtjen e BE-së për këtë çështje. Serbia thotë që duan t’i bashkohen BE-së, por realiteti është ndryshe. BE-ja po e ndjek politikën e gabuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore