![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/GRQT82hXAAAHKxN.jpeg)
Zvicra ka realizuar përballë Italisë me Remo Freuler dhe tani gjërat vështirësohen në maksimumim për ekipin e Luciano Spalletti-t.
Zvicra dhe Italia po përballen në Berlin në takimin e parë të raundit të 16-të në Euro 2024. Ekipi fitues kalon në çerekfinale, aty ku do të gjejë një mes Anglisë dhe Sllovakisë.
Zviceranët ishin dominues që në minutat e para të ndeshjes duke i thyer me shpejtësi edhe ato pak sulme të italianëve.
Momenti i parë i mirë zviceranët ishte për Embolo, por sulmuesi gaboi i vetëm përballê Donnarumma-s.
Megjithatë, atë që nuk bëri Embolo e bëri shoku i tij, Freuler në minutën e 37.
Remo Freuler GOAL
1-0 SWITZERLAND#SUIITA #EURO2024 pic.twitter.com/KwidziKYFb
— Sideline Recaps (@SidelineRecaps) June 29, 2024
Murat Yakin i Zvicrës e ka rreshtuar ekipin e tij me një 3-4-3: Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Rieder, Xhaka, Freuler, Aebischer; Ndoye, Embolo, Vargas.
Në krahun tjetër, Luciano Spalletti ka vendosur për një skemë 4-3-3: Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Barella, Fagioli, Cristante; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy.
Te Italia është i pezulluar për këtë ndeshje mbrojtesi, Calafiori. Mungojnë ndeshjen tjetër nëse ndëshkohen: Cristante, Donnarumma, Fagioli dhe Pellegrini.
Te zvicra është i pezulluar, Widmer. Mungojnë ndeshjen e radhës nëse ndëshkohen: Freuler, Ndoye, Rodríguez, Sierro dhe Xhaka.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
I kapi kokrrat me dorë, UEFA po e heton Jude Bellingham
-
Euro 2024: Franca përballet me Belgjikën, Sllovenia kërkon të shtangë Portugalinë
-
Rrugëtimi në Euro 2024, Presidenti Duka: Ishte grupi më i vështirë por Shqipëria bëri mirë
-
Spanja nuk lejon befasi ndaj Gjeorgjisë, kualifikohet në çerekfinale të Euro 2024