Euro 2024

Euro 2024: Kush janë lojtarët që mungojnë në raundin e 16-të dhe ata që rrezikojnë çerekfinalet


Granit Xhaka (Image: UEFA via Getty Images)

Pas një faze grupore të mbushur me aksione, gola të vonë dhe tronditje të shumta, skema për 16-të të fundit në Euro 2024 tani është e plotë.

Ndërkohë që drejtuesit e të gjitha skuadrave të mbetura do të kërkojnë të luajnë me lojtarët e tyre më të fortë në këtë fazë të turneut, disa futbollistë do të detyrohen të shikojnë nga tribuna nëse ndëshkohen nga gjyqtarët.

Rregulli i UEFA-s për kartonin e verdhë për Euro 2024 thotë se një lojtar do të pezullohet për një ndeshje pasi ka marrë kartonë të verdhë në dy ndeshje të veçanta.

Kjo do të thotë nëse një lojtar merr dy kartonë të verdhë gjatë fazës së grupeve, 16-të të fundit apo çerekfinale, ata do të përjashtohen për në gjysmëfinale nëse skuadra e tyre përparon.

Por, kush janë lojtarët që kanë plotësuar numrin e kartonave për në raundin e 16-të dhe ata që rrezikojnë të humbasin çerekfinalet nëse ekipi i tyre avancon?

Zvicra

Silvan Widmer mundon ndaj Italisë në raundin e 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Granit Xhaka, Remo Freuler, Dan Ndoye, Ricardo Rodriguez dhe Vincent Sierro.

Italia

Ricardo Calafiori mungon në duelin ndaj Zvicrës në raundin e 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Gianluigi Donnarumma, Lorenzo Pellegrini, Bryan Cristante dhe Nicolo Fagioli.

Gjermania

Jonathan Tah do të jetë mungesa e gjermanëve për duelin e sotëm ndaj Danimarkës.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Antonio Rudiger, Maximilian Mittelstadt dhe Robert Andrich.

Danimarka

Morten Hjulmand është mungesa për duelin ndaj Gjermanisë.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Joachim Maehle, Jannik Vestergaard, Christian Norgaard dhe Jonas Wind.

Anglia

Te “Tre Luanët” nuk ka asnjë lojtar të pezulluar për raundin e 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Marc Guehi, Kieran Trippier, Conor Gallagher dhe Phil Foden.

Sllovakia

Asnjë lojtar i pezulluar për raundin e 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Ondrej Duda dhe Ivan Schranz.

Spanja

Asnjë lojtar i pezulluar për raundin e 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Dani Carvajal, Robin Le Normand dhe Dani Vivian.

Gjeorgjia

Anzor Mekvabishvili mungon në raundin e 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Giorgi Gvelesiani, Guram Kashia, Giorgi Kochorashvili dhe Solomon Kvirkvelia.

Franca

Asnjë lojtar i pezulluar për raundin e 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Kylian Mbappe, Ousmane Dembele dhe Adrien Rabiot.

Belgjika

Asnjë lojtar i pezulluar për raundin e 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Wout Faes, Orel Mangala dhe Youri Tielemans.

Portugalia

Asnjë lojtar i pezulluar për raundin e 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Cristiano Ronaldo, Joao Palhinha, Pedro Neto, Ruben Neves dhe Francisco Conceicao.

Sllovenia

Erik Janza do të mungojë në ndeshjen e raundit të 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Jaka Bijol, Zan Celar, Petar Stojanovic dhe Zan Vipotnik.

Rumania

Nicusor Bancu do të mungojë në ndeshjen e raundit të 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Andrei Burca, Marius Marin, Razvan Marin dhe George Puscas.

Holanda

Asnjë lojtar i pezulluar për raundin e 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Joey Veerman dhe Jerdy Schouten.

Austria

Patrick Wimmer do të mungojë në ndeshjen e raundit të 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Marko Arnautovic, Christoph Baumgartner, Konrad Laimer, Kevin Danso, Maximilian Wober, Phillipp Mwene, Stefan Posch dhe Leopold Querfeld.

Turqia

Hakan Calhanoglu dhe Samet Akaydin do të mungojnë në ndeshjen e raundit të 16-të.

Por, nëse ata kalojnë më tej, ata që rrezikojnë paraqitjen në çerekfinale nëse ndëshkohen me karton të verdhë në raundin e 16-të janë: Kaan Ayhan, Ugurcan Cakir, Zeki Celi, Arda Guler, Mert Gunok, Orkun Kokcu, Mert Muldur, Salih Ozcan, Kenan Yildiz dhe Ismail Yuksek.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore