Jetesë & Stil

Eros Grezda mirëpret në jetë fëmijën e tij të parë


Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda dhe bashkëshortja e tij artiste, Ajsel Abazi tanimë janë bërë prindër të një djali.

Dyshja e pagëzuan të porsalindurin e tyre me emrin Kian, derisa Erosi nuk ka hezituar që lajmin ta ndajë me ndjekësit e tij në llogarinë e Instagramit.

Fotografi e publikuar nga Eros Grezda në Instagram.

“Mirë se erdhe vogëlushi ynë Kian. Të duam shumë”, ka shkruar futbollisti nga Gjakova, i cili ka preferuar ta zbulojë vetëm gjysmë e fytyrës së foshnjës.

Komentet e mbushura me urime e kanë pushtuar postimin e Grezdës, duke përfshirë miqtë, familjarët si dhe ndjekësit e shumtë.

Kur jemi tek miqtë, një koment nuk ka munguar as nga futbollisti tjetër me nam, Xherdan Shaqiri, i cili është shprehur – “Urime Eros, Grande”.

Edhe Almeda Sayisman, që ndryshe njihet si gruaja e aktorit të famshëm turk Tolgahan Sayisman apo Çënarit, e ka përgëzuar dyshen për ardhjen në jetë të Kianit.

Dyshja, Greza e Abazi e kishin bërë publike disa javë më parë shtatzënisë e këngëtares së “Si unë”, me anë të një fotografie të përbashkët, ku ajo shihej me barkun e fryrë.

Kujtojmë që Erosi dikur ishte pjesë e pandashme e mediave rozë, përgjatë kohës sa ishte në lidhje me modelen shqiptare, Oriola Marashin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore