Shqipëria

Emërohen shefat e rinj të komisariateve në Tiranë


Janё bёrё me dije emёrimet e shefave tё rinj tё Komisariateve nё Tiranё.

Sipas informacioneve tё siguruara nga Euronews Albania, Oliger Torba u emёrua shef i komisaritit numёr 5. Mё parё ai ushtronte tё njёjtin profesion pranё Komisariatit numёr 1 tё kryeqytetit.

Altin Lila u emёrua shef nё komisariatin numёr 3, nga komisariati numёr 5 në të cilin ushtronte detyrën më parë.

Shef i komisariatit numёr 1 do tё jetё tashmё Bujar Mehmetaj, në komisariatin numёr 2 do të shërbej Edmond Pjetri, ndërsa në atë numrin 4 shef Petrit Lala.

Do tё vijojё tё drejtojё komisaritin numёr 6 Alket Shatro, në komisariatin e Policisё Kavajё u emërua shef Emiliano Pashai, ndёrsa Sali Skura u mësua se ka kaluar pranë komisariatit të Shijakut.

Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë ndryshime edhe në nivel drejtuesish në qarqet e vendit, sipas Euronews Albania.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore