Shqipëria

Ekuadori kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët për të luftuar bandat shqiptare dhe meksikane


Presioni nga kartelet meksikane për të respektuar dërgesat duke shtuar pjesëmarrjes në rritje të bandave evropiane dhe mafiozëve shqiptarë, të cilët janë jashtëzakonisht të dhunshëm po fuqizojnë krimin e organizuar në Ekuador.

Kështu ka deklaruar, Renato Rivera, një studiues i Rrjetit të Amerikës Latine me bazë në Kuito për Analizën e Sigurisë dhe Krimit të Organizuar.

Sipas tij, Ekuadori ka përjetuar një dhunë në rritje, duke përfshirë bomba makinash dhe trazira në burgje, të cilat kanë rezultuar në gati 400 të vdekur në pak më shumë se një vit.

“Një seri faktorësh si afërsia gjeografike me Kolumbinë, një kufi poroz, korrupsioni, aleancat e reja kriminale me shqiptarët, kartelet meksikane, mosmarrëveshjet mbi rrugët e trafikimit dhe rritja e dhunës shpjegojnë kryesisht rritjen e vrasjeve, veçanërisht në portet e Guayaquil dhe Esmeraldas”.

Kokainë – vrasje

Në shumë raporte është theksuar se prania e trafikantëve shqiptarë të drogës në Amerikën Latinë është e lidhur me një numër vrasjesh të ndodhura aty.

Në media kanë qarkulluar informacione për vrasjen e kriminelëve me origjinë shqiptarë në Amerikën Latine.

Ata kanë qenë si të dyshuar të përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës.

Kështu shqiptarët kanë krijuar tashmë një prani në rajonet ku prodhohet kokaina, dhe në të këtë formë janë bërë pjesë e trafikimit të saj.

Mbështetje nga miqtë

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, shpesh ka bërë thirrje që lufta kundër dhunës për të mposhtur mafiet ndërkombëtare të bëhet me mbështetjen e “miqve të mirë”.

Kështu pjesëmarrja e Departamentit Amerikan të Shtetit është cilësuar një pikë kyçe e mbështetjes për të luftuar trafikun te narkotikëve me burime, trajnime, teknologji dhe shkëmbime informacioni.

“Ne nuk jemi vetëm, ne kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kolumbisë, të cilët si miq dhe vëllezër të mirë po na mbështesin në një luftë që nuk është e lehtë. Ne jemi në një fazë kontrolli për të hyrë më pas në një fazë të tërheqjes për të ulur nivelin e dhunës”, shtoi Lasso.

Si të tilla, Ekuadori dhe Peruja kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin në sigurinë kufitare për të forcuar luftën kundër krimit transnacional në të gjitha format e tij: trafikun e njerëzve, drogës, armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

Sipas Riveras, kartelet meksikane Jalisco New Generation (CJNG) dhe Sinaloa janë lojtarët kryesorë në kontrabandën ajrore përgjatë bregdetit ekuadorian.

“Aeroplanët vijnë e shkojnë nga Amerika Qendrore, shumë me flamuj meksikan. Ata sjellin armë dhe para, kokainë dhe benzinë”.

Gazeta ekuadoriane “Primicias” raportoi se banda më e madhe kriminale e Ekuadorit, Los Choneros, mbështet Frontin Oliver Sinisterra, një grup disident i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) dhe Kartelin Sinaloa.

Rivalët e tyre, Los Tiguerones, bashkëpunojnë me një grup tjetër disident i FARC.

Në vitin 2021, autoritetet ekuadoriane çmontuan më shumë se 1 mijë e 350 banda, sekuestruan më shumë se 7 mijë e 500 armë dhe 231 ton drogë, përfshirë kokainë dhe marihuanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore