Shqipëria

Ekstradohet nga Italia një shtetas i dënuar me 16 vjet burg


Ёshtё ekstraduar nga Italia shqiptari i dёnuar me 16 vjet e 8 muaj, i shpallur nё kёrkim ndёrkombёtar.

Policia ka njoftuar se, ёshtë ekstraduar nga Roma drejt vendit tonë shtetasi shqiptar A. H., 49 vjeç, tё cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A.H., nё vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G.A.

Gjithashtu është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar A.K, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore