Kulturë

Ekspozita e plotë e Frida Kahlo-s është gati


Ekspozita e plotë e Frida Kahlo-s do të jetë gati për publikun e Chicago-s këtë verë.

Lajmi është bërë i ditur nga administratorët e muzeut Cleve Carney. Fillimisht ajo ishte e planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar por pandemia e bëri të shtyhej.

Nga data 5 qershor deri më 6 shtator në muze do të shfaqen 26 nga pjesët origjinale të artistes. Disa prej tyre janë të huazuara nga muzeu i qytetit të Meksikës.

Pikturat nuk do të jenë të vetmet që do të ekspozohen. Shumë detaje të jetës së piktores do të shfaqen aty duke filluar nga veshjet, fotot nga jeta e saj, si dhe shumë poezi të krijuara për të.

Jo të gjithë do të kenë mundësi të jenë të pranishëm kështu që muzeu ka menduar dhe për pjesën tjetër. Pjesa më e madhe e veprave do të jetë e postuar në faqen zyrtare  të muzeut.

“Kahlo dhe puna e saj ishin aq të ndërlidhura sa është e pamundur të ndahen njëra nga tjetra. Kjo është edhe arsyeja pse prania e saj ndihet fuqimisht në çdo pjesë të kësaj ekspozite ”, u shpreh kuratori i muzeut, për Chicago Tribune.

Ekspozita tashmë ka shitur 14 mijë bileta dhe priten të shiten dhe 100 mijë të tjera.

Figura e Frida Kahlo-s

Kjo tregon interesin e shumtë për figurën e Frida Kahlo-s.

Frida Kahlo ishte feministe përpara se të njihej si koncept. Ajo ndërthuri artin e saj me elementë kombëtarë meksikanë. Romanca e saj pasionante me Diego Rivera-n ishte elementi kryesor i frymëzimit për të.

Në vend që të pikturonte tiparet e karakterit të njerëzve të tjerë, ajo pikturonte veten e saj. Puna e Kahlos ishte e sinqertë dhe pranuese, duke portretizuar anët e saj të karakterit më pak joshëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore