Lajme

Egjipti mbyll kufirin me Rripin e Gazës


Zëdhënësi i Hamas-it, Iyad al-Bozom, në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se Egjipti do të mbyllë kufirin e tij “Rafah” me Rripin e Gazës.

“Ne u informuam nga autoritetet egjiptiane se kalimi Rafah do të mbyllet nesër, në të dyja drejtimet”, tha Iyad al-Bozom.

Lëvizja është konfirmuar edhe nga burimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve “Associated Press”.

Sipas saj, kalimi do të qëndrojë i mbyllur deri në njoftime të mëtejshme.

Agjencia e lajmeve “Reuters” citoi burimet e sigurisë egjiptiane, sipas të cilave kalimi do të mbyllet deri në një njoftim të mëtejshëm, pa ofruar detaje apo duke thënë pse.

Ky veprim duket se ishte një shprehje zemërimi nga Kajro zyrtar, pasi grupi terrorist i Hamas-it mbajti protesta të dhunshme në kufirin me Izraelin.

Gjatë këtyre protestave, një ushtar izraelit u qëllua dhe u plagos rëndë. 41 palestinezë mbetën të plagosur.

Qeveria izraelite kreu sulme ajrore në katër depo armësh të Hamas-it pas trazirave.

Egjipti është përpjekur të ndërmjetësojë një armëpushim të zgjatur midis Izraelit dhe Hamas-it dhe dhuna e fundjavës u pa si një pengesë në përpjekjet.

Rafah kalimi midis Gazës dhe Egjiptit – pika e vetme kufitare e enklavës që nuk kontrollohet nga Izraeli – u hap në maj, për të lejuar që palestinezët e plagosur të trajtohen në spitalet egjiptiane.

Hapja erdhi si pasojë e shkëmbimit 11-ditor të goditjes me raketa të Hamas-it dhe sulmeve ajrore izraelite, të cilat gjithashtu e shtynë Egjiptin të zotohej 500 milionë dollarë për rindërtimin e Gazës

Izraeli dhe Egjipti mbajnë një bllokadë në Gaza, të cilën ata thonë se është krijuar për të parandaluar Hamas-in nga kontrabanda me armë dhe materiale për të ndërtuar fortifikime dhe tunele.

Hamas-i ka qeverisur Gazën, që kur rrëzoi Autoritetin Palestinez në një grusht shteti të dhunshëm në vitin 2007.

Që atëherë janë zhvilluar katër raunde të luftimeve të mëdha midis Izraelit dhe grupit terrorist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore