Lajme

Efekti Taylor Swift godet përsëri: Dyfishoi pasagjerët në trenat për në Milano


Taylor Swift, mbretëresha e padiskutueshme e popit, me turneun e saj Eras në kryeqytetet kryesore evropiane, arrin të ndikojë edhe në sistemin hekurudhor, duke konfirmuar fuqinë e të ashtuquajturës “Swiftconomics”.

Në javën e datave të Milanos, 13 dhe 14 korrik, biletat për linjat drejt kryeqytetit të Lombardisë shënuan rritje të dukshme në krahasim me javën e kaluar.

Rritja del nga një studim i Trainline, një platformë për blerjen e biletave të trenave dhe autobusëve.

Sipas studimit, në veçanti, numri i pasagjerëve në trenat nga Napoli dhe Roma është pothuajse dyfishuar, me një rritje përkatësisht 117% dhe 92%, krahasuar me javën e kaluar.

Vlen të përmendet edhe rritja në linjën Milano-Firence, me +69%.

Por edhe fansat e këngëtares amerikane nga përtej Alpeve preferojnë trenin.

Linja Cyrih-Milan pati një rritje prej 360% të pasagjerëve në këtë periudhë.

“Swiftconomics”, që është ndikimi ekonomik i Taylor Swift dhe aftësia e saj për të gjeneruar aktivitet të rëndësishëm ekonomik me turnetë e saj, nënkuptonte që gjatë koncerteve të saj në Shtetet e Bashkuara, fansat shpenzonin mesatarisht 1300 dollarë për shfaqje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore