Sport

E kërkonte Barcelona dhe Arsenali, portugezi transferohet në Arabinë Saudite


Ekipi i Wolves kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 55 milionë euro për ta shitur kapitenin e tyre, Ruben Neves, te Al Hilal i Arabisë Saudite.

Mesfushorit portugez i kishte mbetur edhe një vit kontratë, derisa pritej që të transferohej te Barcelona.

Megjithatë, Barca nuk ka qenë në gjendje të dalë me një ofertë të pranueshme dhe Neves ka marrë opsionin për t’u bërë lojtari më i fundit i famshëm që i bashkohet ligës saudite.

Karim Benzema përfundoi një transferim të lirë në Al Ittihad këtë muaj dhe mesfushori i Chelsea-t, N’Golo Kante është i lidhur me të, ndërsa Cristiano Ronaldo u transferua te Al Nassr në dhjetor të vitit të kaluar.

Wolves e konsiderojnë atë si një biznes të shkëlqyer në një kohë kur ata po përpiqen të gjenerojnë fonde për menaxherin Julen Lopetegui për të forcuar skuadrën e tij.

Neves ka qenë qendror në suksesin e tyre që kur u bashkua nga Porto në 2017 për një tarifë prej 18 milionë euro.

Kujtojmë që Neves në total ka luajtur 253 ndeshje në të gjitha garat me Wolves, prej të cilave ka shënuar 30 gola dhe ka dhuruar 13 asistime.

Ai gjithashtu numëron edhe 39 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Portugalisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore