Sport

Dynamo Kyiv përjashton një futbollist, thonë që babai i tij është armik i Ukrainës


Klubi ukrainas i futbollit, Dynamo Kyiv, ka njoftuar se ka përjashtuar futbollistin e tyre 18 vjeçar, Artur Maksimovich Uvarov.

Arsyeja e përjashtimit të futbollistit të lartcekur, ishte shkaku i babait të tij, i cili thuhet se është një armik i Ukrainës.

Në deklaratën e klubit ukrainas thuhet se: “lojtari ka fshehur faktin se ai është djali i një armiku të Ukrainës, një përfaqësues i të ashtuquajturës LRP (Republika Popullore e Luhansk), djali i Maxim Anatolyevich Uvarov që mban rolin e nënkryetarit të Këshillit Popullor të LRP-së”.

Një armik i Ukrainës që figuron edhe në listën e “Myrotvorets” (sajti i menaxhuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ku janë të regjistruar të gjithë ata që konsiderohen armiq të vendit, të plotësuar me informacione personale të gjithsecilit).

Faqja e klubit shpjegon se: “nuk miratojnë metodat staliniste, sipas të cilave një djalë është përgjegjës për babain e tij dhe duhet të dënohet për aktet e të atit”, por se donin të ndëshkonin lojtarin që nuk iu përgjigj pozitivisht klubit, kur u pyet nëse babai i përkiste separatistët në fjalë.

Një sjellje e konsideruar e papranueshme për klubin, i cili ka vendosur kështu të ndërpresë kontratën.

Dinamo Kyiv-it deklaron se: “nuk ka vend në strukturën e klubit për personat që janë kundër Pavarësisë, Integritetit dhe Sovranitetit të Ukrainës.

Dinamo është imazhi i futbollit ukrainas, i cili ka rritur më shumë se 100 lojtarë që kanë përfaqësuar kombëtaren e vendit tonë në periudha të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore