Kosova

Dy të vdekur në aksident trafiku në Malishevë


Aksident trafiku në rrugën Drenoc-Malishevë.

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten e 31 marsit në rrugën Drenoc-Malishevë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

“Kemi dy të vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta për AP.

Policia e Kosovës.

Ai bëri të ditur se njësitet janë duke u merre me rrethanat që kanë sjellë deri tek aksidenti.

“Njësitet e stacionit policor Malishevë,  trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje”.

Ndër të tjera, shtoi aktualisht nuk ka detaje të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore