Kosova

Dy persona të plagosur pas të shtënave me armë


Pamj nga vendi ku u plagosën dy persona në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për Albanian Post se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka treguar Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar”.

“Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti, me të cilin po merret prokuroria Themelore në Prishtinë.

Pjesë e hetimeve të Policisë për rastin e plagosjes së dy personave

Përveç kësaj, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në lëvizje tek Katedralja në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:10 pas mesnatës.

Detajet rreth këtij rasti për Albanian Post i ka treguar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret policia e trafikut”, ka përfunduar Ahmeti.

Aksidenti i ndodhur te Katedralja në Prishtinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore