Kosova

Dy persona lëndohen nga vetaksidenti në Prishtinë


Një vetaksident ka ndodhur në Prishtinë nga i cili dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë”.

Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Ahmeti, tutje ka sqaruar se nga policia e kanë filluar hetimet për rastin.

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti për AP.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore